Keqkuptimi i atdhedashurisë

Nuk e di se kush na mashtroi, mirepo paragjykimi i tepert qe po mbiziteron ne vendin tone te dashur, eshte vertet shqetesuese per te ardhmen nese vazhdojme keshtu.

Paragjykimi kinse fetaret nuk jane atdhetar, ‘’ata nuk mund te duan atdheun’’, ‘’ata e dojne arabine’’, ‘’ata sjane shqiptare’’ jane disa nga komentet te cilet po shohim cdo dite.

Kjo aspak nuk ka te beje me verteten. Se pari atdhedashuria nuk ka njesi matese ose nuk mund te pergjithesohet se te gjithe nuk jane atdhetar.

Ky gabim behet per arsye te dy keqkuptimeve:

Keqkuptimi i rolit te fese dhe Keqkuptimit te atdhedashurise.

Roli i fese ne Atdhedashuri:

Duhet te kemi te qarte se atdhedashuria eshte pjese e pandashme e fese. Qoft fetaret apo jofetaret nese kane ndejnja atdhedashurie duhet te dine se kjo ndjenje rrjedh prej fese.

Nese e kuptojme fene do ta shohim se per individin dhe shoqerine eshte e shenjte vendi i cili ai jeton, dhe se ka borxh te jete ndertues dhe produktiv ne atdheun e tij.

Me plot bindje po e them ai qe nuk eshte atdhetar sinqerisht ka probleme me fejen e tij, ose fejen e ka vetem me ka nje bakllave neper bajrame.

Keqkuptimi i Atdhedashurise:

Ani pse skam asnje denim te vetme as ne komunikacion, ani pse rrymen, ujin, higjienen e kam 0-0, ani pse tatimpagues i rregullt jam, ani pse punoj me nder dhe asnje prishje te rendit skam ba, apet spo mund te behem me patriot se ata qe kendojne kanga me çifteli dhe vejnë zinxhir me shqiponje… edhe pse nuk e kane asnje nga kto veti te larteshenuara.

Keqkuptimi i atdhedashurise eshte pikerisht ketu.

Sot definitivisht per te treguar se je atdhetar duhet te paguash rrymen, duhet te ruash qetesine, duhet te punosh, te punosh dhe perseri te punosh. Definitivisht duhet te shpetojme nga patriotizmi i rejshem e cila na qon ne debill-llek.

Sinqerisht me vjen keq qe ende diskutojme se sa jane atdhetar fetaret mirepo duhet te lirohemi nga ky paragjykim.

Shpresoj te vazhdojme te jetojme ne harmoni me te gjitha komunitetet fetare ashtu si edhe jemi te bashkuar.

Ne jemi popull me vlera dhe duhet te mirremi me gjera me te rendesishme, duhet me ja kthy shpresën Rinisë kah vendi i tyne jo kah Evropa, me ja kthy mirëqenien këtij populli, me e kthy besimin në vetvete….

Dardan Raba, Student i Gazetarise.
 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button