Studentët pro dhe kundër testimit ekstern

Studentët shqiptarë të Universitetit Shtetëror të Tetovës të ndarë për paralajmërimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vendosjen e testimit ekstern. Disa për Portalb shprehen se nëse testimi ekstern do të jetë i drejtë dhe pa gabime atëherë ata janë për realizimin e tij, ndërkaq nga ana tjetër disa thonë se e gjithë dija e tyre nuk mund të testohet vetëm për dy orë.

Duke pasur parasysh se disa profesorë nuk notojnë drejtë dhe japin nota falas apo nuk i japin të merituara, është e nevojshme që të krijohet një komision apo ndoshta edhe testim ekstern, thonë studentët për Portalb.

“Jam e sigurt që po të kishte testim ekstern profesorët do të punonin shumë më shumë me ne si dhe do të të ishin të rregullt në ligjërata. ka disa profesor as nuk i kemi parë me javë të tëra dhe në fund kanë ardhur dhe provimit i jemi nënshtruar me pyetje koti, sepse asgjë nuk kishte ligjëruar”, tha për Portalb, Arta Sadiku, studente në USHT.

“Sa i përket paralajmërimit të MASH-it për teste eksterne ndaj studentëve nëpër universitete, vlerësimi ynë është i njëjte me vlerësimin e testeve eksterne në shkollat fillore dhe të mesme. Testimi ekstern  të cilit i nënshtrohen nxënësit (dhe që parashihet t’i nënshtrohen edhe studentët)  është një imitim i zbehët i sistemit arsimor bashkëkohor, por që dallimi është në esencë.  E para, është e pamundur që realisht brenda 2 orëve, të testohet dituria një vjeçare e nxënësit apo studentit. Këtu padyshim vjen në shprehje trema dhe paniku i tyre që përfundon me rezultat joreal. E dyta,testimi ekstern bëhet për tu vlerësuar puna dhe aftësitë e notimit të  profesorëve, ndërsa ndëshkohen nxënësit dhe studentët, sepse nga friga e dënimit në të  holla (që parashihet për profesorët, nxënësit apo studentët e të cilëve kanë divergjenca në notim) profesorët detyrohen të risin lart shkallën e notimit, me çka pësojnë nxënësit apo studentët. E treta, që të kemi studime kualitative duhet edukuar dhe reformuar metodologjia e arsimit në Maqedoni, që do të kishte si pasojë motivimin dhe shpërblimin e jo dënimin siç parashihet me këto teste.” thotë Daim Luçi për Portalb.

“Ka profesor që nuk notojnë drejtë, japin nota më pak sesa që meriton studenti dhe nuk jepet sqarime për gabimet e mundshme në provim. Andaj mendoj që testimi ekstern do të ishte mundësi e mirë për studentet e mirë të tregojnë veten se sa dinë dhe ti shpalosin njohurit e tyre në lëndët përkatëse. Normal nëse testimi do të ishte i denjë dhe jo skandaloz siç ishte në shkollat fillore dhe ato të mesme”, tha Fatos Grubi për Portalb, student në USHT.

“Nuk mjaftojnë punimet seminarike, esetë, kollokviumet dhe provimet por tani edhe testim ekstern. Unë personalisht jam kundër këtij vendimi ka mënyra tjera që të testohen profesorët, jo duke marrë në qaf studentët”, tha për Portalb, Ejup Sali, po ashtu student i USHT-së.

Ndërkaq nga ana tjetër Ministria e Arsimit nuk ju beson shumë fakulteteve se në mënyrë të duhur po i edukojnë studentët. Për këtë shkak planifikojnë ndryshime në Ligjin për arsim të lartë do të vendoset një vlerësim i jashtëm për njohuritë e studentëve me shembullin e testimit ekstern në shkollat fillore dhe të mesme.

Kurse testimi ekstern në shkolla të mesme dhe fillore u vlerësua si skandaloz, pasi kishte gabime të shumta.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. testimi ekstern ne ciklet studimore eshte diqka qesharake me mase te madhe !!! nuk ka nevoje per testim te profesoreve per shkak se ata jame doktor te shkencave, ndersa studentet ai qe meson din !! profesori ne fakultet nuk te meson por vetem te sqaron ne pika te shkurta per lebden qe ligjerojne, e ne pas ligjerates duhet te studiojme rreth asaj qe ka ligjeru prof. dhe librit !!!

Back to top button