fbpx

Prezantim të prodhimeve të Dragashit në Tetovë

Më datë 8 tetor të vitit 2014, Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug nga Kosova, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, organizon prezantimin e prodhimeve të Dragashit në qytetin e Tetovës.

Eventi do të mbahet në Restoran “Tivoli”, në Tetovë, duke filluar nga ora 11:00.

Ky aktivitet është në vazhden e zbatimit të Projektit “Mbështetje Komunës së Dragashit, në Zbatimin e Planit Zhvillimor”, mundësuar nga Programi i UNDP-së në Kosovë dhe financuar nga Ambasada Finlandeze në Kosovë.

Gjatë këtij eventi, qytetarët e Tetovës do të kenë mundësi të njoftohen dhe të bashkëbisedojnë me prodhuesit nga Komuna e Dragashit, të mësojne për traditën, ushqimet dhe kulturën e tyre.

Delegacioni nga Kosova do të përfshijë nga 3 përfaqësues të zinxhirëve të vlerave:

  • Bletari
  • Tekstil dhe Artizanate
  • Fruta të Malit
Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mos u merrni me aktivitete banale,por merruni me konkurencèn Jolojale dhe kèrkoni ndihme prej qeverise qè ti luftojè ata qè punojne pa qenè tè rregjistruar, e cila po i shkatrron ndermarrjet legale.

Back to top button
Close