Hapësira mediale në Maqedoni ka nevojë për reforma të menjëhershme

Sindikata e gazetarëve të Maqedonisë,  shoqata e gazetarëve dhe gazetarë të përkrahur nga Federata ndërkombëtare e gazetarëve dhe federate evropiane e gazetarëve sot prezantuan rekomandimet për reforma të menjëhershme në hapësirën mediale në Maqedoni.

Kryetari I SHGM-së, Naser Selmani, theksoi se duhet që të bëhet harmonizimi I legjislacionit vendas me normat ndërkombëtare për lirinë e fjalës dhe për ndërprerjen e presioneve dhe kufizimeve që bëhen ndaj disa mediumeve.

“Derisa gazetarët do të punojnë në kushte të korrupsionit, kërcënimeve dhe presioneve, Maqedonia nuk do te këtë gazetari të mirëfilltë. Derisa nuk kemi ndonjë ndryshim pozitiv, publikut do ti shkurtohet mundësia për informata të sakta dhe në kohë” ka thënë Tamara Causidis nga Sindikata e gazetarëve të Maqedonisë.

“Me reformat në gazetari do të arrihet kontinuitet në zhvillimin e demokracisë, sepse nuk ekziston degë më e rëndësishme e progresit demokratik se sa liria e gazetarëve”, ka theksuar Mojens Bjeregard, duke potencuar se liria e të shprehurit nuk I referohet vetëm gazetarëve por gjithë qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button