Universitetet “magazina” diplomash, VMRO dhe BDI harrojnë se kush i krijoi

Universitetet “magazina” diplomash, ky është trajtimi më i mirë që  VMRO dhe BDI i bëjnë periudhës tetëvjeçare në fushën e arsimit sipërorë dhe  sillen sikur të mos ishin vetë projektuesit kësaj “magazine”.

Ministria e Arsimit, për shkak të gabimeve thelbësore që ka krijuar brenda afatit të drejtimit të saj, merr për bazë pikërisht këtë periudhë dhjetë vjeçare për ta paraqitur atë si të dështuar edhe në lehtësinë e dhënies së diplomave. Profesor dhe ish drejtues të këtij dikasteri, thonë se MASH,  sillet sikur të mos ishte vetë pjesë e këtij dështimi të cilën tani nëpërmjet testimit ekstern dëshiron të mbulojë mungesën e një koncepti të qartë për arsimin.

Ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti, thotë për Portalb se nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës flasin sikur të jenë në opozitë sikur nuk me qenë ata përgjegjësit kryesorë. Nuk pritet nga kjo ministri që të jepet deklarata të tilla joserioze sa i përket devalvimit të diplomave.

“Në MASH janë dy ministra të cilët veprojnë paralelisht njëri zëvendësministër që ende e ndien veten si ministër me deklaratat e tij dhe tjetri ministër që ende nuk ka hyrë më në thellësi të problematikave të arsimit sepse ka detyrime tjera”, thotë Sulejman Rushiti.

Ai thotë se Arsimi nuk ka nevojë për mekanizma shtesë sepse ekzistojnë mekanizmat, Ligji për arsim sipëror ekziston dhe duhet të ndiqet deri në fund realizmi praktik i këtyre ligjeve apo mekanizmave.

“Testimi ekstern nuk mund të bëjë përmirësimin e cilësisë së arsimit, por investimi në të gjitha komponentët e arsimit duke filluar nga respektimi i akteve nënligjore dhe i gjitha rregulloreve” thotë për Portalb, Rushiti.

Profesori i USHT-së, Fatmir Sulejmani, thotë për Portalb se problem është që jo çdo herë në tregun e punës kanë si prioritet ata që kanë suksesin më të mirë. Ai thotë se lëshime ka gjithandej në botë, por testimi ekstern në universitete është  i  pashembullt. Cili është ai që do të bëjë testimin e punës së bërë prej qytetarëve akademik? pyet ai.

“Ne jemi përjashtimi i vetëm që do të devalvonte diplomat e institucioneve që punojnë zyrtarisht në një shtet siç është Maqedonia.  Kjo duhet menduar mirë e mirë sepse jo vetëm  tek shqiptarët ka probleme të suksesit apo të mos suksesit, problem të studentëve të tri kategorive mesatar të shkëlqyeshëm dhe pak më të dobët janë kudo ën botë dhe këto janë problem që zgjidhen Brenda universiteteve dhe jo me testime nga jashtë sepse nuk ka një grup njerëzish të specializuar sepse çdo universitet ka programe të akredituara që dallojnë prej universiteteve tjera”, thotë Fatmir Sulejmani. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button