fbpx

MPB nuk ka evidencë sa njerëz nga Maqedonia luftojnë në Irak dhe Siri

Nuk mund të japim shifër sepse askush në botë nuk ka evidencë të tillë. Shifrat që përmenden në opinion janë më shumë vlerësime të shërbimeve siguruese ndaj bazës së informatave të këmbyera, megjithatë askush nuk mundet të pohojë se ajo shifër është e saktë e cila del nga ndonjë evidentim sepse evidencë e tillë askund nuk udhëhiqet.

Kështu u përgjigj ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në konferencën e sotme për shtyp në pyetjen e gazetarëve nëse ekziston ndonjë numër i shtetasve të Republikës së Maqedonisë të cilët janë anëtarë të ndonjë grupi terrorist ose luftojnë në disa vende të krizës.

“Asnjë shtet në botë nuk ka evidencë të saktë të numrit të personave të cilët kanë shkuar me qëllim të tillë, sepse praktikisht asnjë nga këto persona qartë nuk e ka deklaruar qëllimin e shkuarjes. Më së shpeshti udhëtojnë nën lidhjen e një lloji tjetër të angazhimit, madje edhe udhëtime turistike, ndërsa pastaj involvohen në formacione luftarake, paraluftarake dhe para policore në vendet e krizës”, sqaron Jankulloska.

Shifra e vetme për të cilën me siguri mund të flasë cili do shtet duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë, potencon ajo, është shifra e personave për të cilët ka informatë se janë shtetas të Republikës së Maqedonisë, ndërsa kanë humbur jetën në luftërat në rajonet e krizës.

Megjithatë theksoi Jankulloska, vetë fakti që Republika e Maqedonisë u shoqërua në grupin e vendeve të cilat kanë rregullore më të ashpër në raport të këtyre çështjeve, konsiderojmë se institucioneve u jep mjet plotësues për detektimin e problemeve potenciale dhe reagimin adekuat kur do të kemi jo vetëm vetëdije, por edhe dëshmi për angazhim të tillë eventual.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close