Ivanov: Letra e Smarasit, konfirmon se nuk kemi bashkëbisedues për emrin

Letra e kryeministrit grek Samaras, vetëm vërtetoi se Maqedonia nuk ka se me kë ta zgjidh problemin me emrin, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov.

Sipas Ivanov, nuk duhet të pritet edhe diçka tjetër nga njeriu i cili para dy dekadave krijoi problemin dhe tash dëshiron që të largohet nga zgjedhja e tij.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve menjëherë pas vizitës së Observeratorit sizmologjik, Ivanov përsëriti qëndrimin që tha para disa ditëve kur për vizitë në Maqedoni ishte presidenti slloven, Borut Pahor.

“Nuk kemi me kë ta zgjedhim këtë. I shmanget dialogut, ndërsa vetëm me të mund t’i tejkalojmë mosmarrëveshjet. Në çdo iniciativë tonë, marrim përgjigje negative nga ana greke”, tha Ivanov.

Duke e theksuar edhe një herë shembullin e Kroacisë dhe Sllovenisë, presidenti tha se të gjitha problemet në rajon zgjidhen me bisedime.

“Sllovenia si shtet anëtar i BE-së, ishte e detyruar që ndaj një shteti kandidat, të sillet në mënyrë europiane. Por, vendimi që në mënyrë paralele të ecin bisedimet për anëtarësim dhe zgjedhjen e problemet, ka qenë i arritur mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Janë ulur përfaqësuesit në Lubjanë dhe Zagreb dhe kanë ardhur në zgjidhje”, tha Ivanov.

Takim i opozitës me kreun e shtetit për këtë çështje do të ketë, nëse vlerësohet, tha Ivanov, duke shtuar se për këtë ka nevojë.

“Kreu i shtetit ka koordinim, vazhdimisht është në kontakt dhe organizon aktivitete. Opinioni do të jetë e informuar për çdo gjë që do të ndërmerret. Nëse konstatohet se do të ketë takim, krahas aktiviteteve të planifikuara, takim do të ketë edhe me partitë e tjera politike, shtoi presidenti Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button