PLD: Me testimin ekstern të studentëve, Qeveria do ta dëmtojë procesin arsimor

Me vendosjen e testimit ekstern në universitete, Qeveria vazhdon që psiqikisht ti maltretoj studentët dhe kuadrin arsimor, reagojnë nga Partia Liberal Demokrate.

Sipas PLD-së, me këtë projekt Qeveria mundohet ti zbutë pasojat nga numri ekstrem i diplomave me kualitet të dyshimtë si dhe ti detyro profesorët dhe asistentët e institucioneve arsimore që të jenë të dëgjueshëm dhe ti vendos në një kornizë me nëpunësit shtetëror.

“Është e qartë që ky tentim i qeverisë do të jetë i pasuksesshëm për shkak të gabimeve thelbësore gjatë 8 viteve të fundit që vërtetojnë se Qeveria nuk ka koncept për arsimin ën Maqedoni”, thuhet në reagimin e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button