Biznesmeni nga Katari jep 15 mijë dollarë për agjëruesit e varfër nga Gostivari

Disa qindra familje nga rrethi i Gostivarit për Ramazan do të marrin pako me ushqim, që janë pjesë e donacionit prej 15 mijë dollarëve amerikanë nga ana e një biznesmeni nga Katari.

Njëkohësisht, biznesmeni nga Katari planifikon të ndërtojë edhe banesa sociale.

“Me paratë, janë blerë artikuj ushqimorë dhe janë përgatitur treqind e pesëdhjetë pako. Ato do t’u ndahen familjeve të varfëra që me dinjitet ta kalojnë agjërimin e muajit të Ramazanit. Shërbimet tona, këto ditë do të fillojnë me distribuimin e pakove, tha në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. 

Nga kontaktet që janë realizuar me donatorin nga Katari, ka dalë ideja për t’u ndihmuar familjeve të rrezikuara në aspekt social, veçanërisht atyre që jetojnë në kushte të këqia dhe në vendbanime të improvizuara.

“Ai shprehu dëshirë që të ndërtohen objekte me banesa, ku banimi do të jetë pa pagesë. Ideja për ne është e pranueshme dhe do të punojmë në sigurimin e lokacioneve. Por, më tepër detaje do të dijmë pas takimit që presim të realizohet së shpejti”, the Bejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button