Boshatiset liqeni i Dibrës

Sivjet, stina e verës  në Dibër arriti me një numër të vogël të turistëve. Kjo si pasojë e biletave tejet të shtrenjta nga SHBA dhe Kanadaja ku janë mërgimtarët, temperaturave të ulta si dhe agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Zakonisht viteve tjera Dibra lulëzonte nga turistët në bregun e liqenit të Dibrës, tani as për ilaç nuk mund të  gjesh asnjë njeri. 

“Shpresojmë që nga mesi i muajit gusht të kemi më shumë dibranë dhe turistë në liqen”,shprehet për Portalb kamerieri i një kafeneje në liqenin e Dibrës. 

“Zakonisht më shumë klientë kemi në orët e mbrëmjes, ata vijnë të gjejnë freski dhe të hanë diçka të lehtë,bile kemi pasur raste të kemi edhe iftare në restorant. Është mirë kur kemi më shumë klientë sepse edhe dita shkon më shpejt, por shpresojmë gjatë muajit gusht liqeni të merr pamjen e vjetër si dukur, me plot pushues si nga mërgimi ashtu edhe nga Dibra” u shpreh B.U nga Dibra. 

Në orët e vona të mbrëmjes nëpër rrugët e Dibrës ,sidomos në rrugën ,,Iliria, ka numër të madh të dibranëve që shëtisin me të afërmit e tyre. 

Ndërkaq, të rinjtë dibran  shijojnë  muzikën dhe shoqërinë nëpër kafenetë e shumta dhe pastiçeritë e ndryshme duke  ndenjur deri në orët e hershme të mëngjesit. Dibra dhe dibranët gjatë muajit gusht presin numër tjetër të mërgimtarëve dhe sa më shumë gjallëri  në qytetin e Dibrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button