VMRO-DPMNE: Universitet kanë ndarë diploma pa dije

Në 10-15 vitet e fundit, në Maqedoni janë hapur një numër i madh i Universiteteve dhe Fakulteteve të cilat i plotësojnë të gjitha standardet teknike, por në garën për të përfituar ato shumë studentëve ju ofrojnë diploma dhe nota më të larta pa dije, reagojnë nga VMRO-DPMNE në reagimin e  LSDM-së për provimin shtetëror për studentët.

„Gjenerata të studentëve kanë fituar diploma, pa njohuri, pa mësim përderisa në fakultete të tjera në Maqedoni kërkohet punë dhe dituri. Mendoj që edhe LSDM-ja por edhe e gjithë opinion publik do të pajtohet se kjo është realitet në Maqedoni dhe se është një dukuri e keqe. Të dy partnerët e koalicionit VMRO dhe BDI një kohë të gjatë mendojnë në këtë drejtim. Me këto lloj diplomash ka filluar të devalvohet edhe diploma e atyre studentëve të cilët me dituri, punë dhe dije e kanë fituar diplomën në Universitet”, thonë nga VMRO.

Lajme të ngjashme

Back to top button