Në takim me zyrtarët amerikan, Grubi përsërit kërkesën e Ahmetit për “Monstrën”

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim ka pritur mysafiren nga Stejt Departmenti Amerikan, Carina Canaan, e cila mbulon Maqedoninë dhe Malin e Zi nga Washingtoni si dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Shkup.

Grubi theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën Amerikane dhe njëkohësisht mirëpret Ambasadorin e ri Amerikan, Xhet Bejli, i cili do ta ketë përkrahjen tonë të plotë në realizimin e synimit të përbashkët – arritjen e kompromisit për çështjen e emrit, anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE.

Deputeti Grubi gjithashtu foli rreth deklaratave të zyrtarëve rus dhe i vlerësoi ato si përpjekje për paralajmërim të partnerëve EuroAtlantik rreth situatës në Ukrainë më tepër se sa që të ndikohet në Ballkanin perëndimor. Ky rajon i takon Evropës, i takon NATO-së dhe kthim mbrapa nuk ka. Procesi integrues në NATO dhe BE është e ardhmja e vetme për vendet e rajonit dhe ky është prioritet absolut i shqiptarëve si një ndër kombet më të mëdha në rajon, por edhe i bashkëqytetarëve të tjerë.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për reformat në vend, marrëdhëniet ndëretnike dhe sundimin e ligjit, me ç ‘rast, deputeti Grubi nënvizoi nevojën e madhe për reforma të thella në gjyqësor duke iu referuar rastit Monstra me ç ‘rast përsëriti kërkesën e kryetarit të BDI, Ali Ahmeti, për përfshirje të ekspertëve nga SHBA në vlerësimin e procesit dhe të provave në këtë gjykim.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button