Facebook planifikon të investojë në shëndetësi

Facebook është njohur fillimisht si një platformë e rrjetit social. Kompania ka vendosur që të zgjerojë aktivitetin e saj në një sektor të ri.

Reuters ka raportuar se Facebook ka në plan të investojë edhe në sektorin e shëndetësisë, duke ndjekur kështu shembullin e Apple-it dhe Google-it.

Burime të ndryshme të afërta me kompaninë raportojnë se Facebook ka kontaktuar ekspertë të ndryshëm nga fusha e mjekësisë, dhe si duket ka në plan të organizojë një ekip me zhvillues dhe shkencëtarë për të krijuar aplikacione që lidhen me shëndetin.

Ata kanë gjithashtu në plan të krijojnë një komunitet ku personat mund të diskutojnë në lidhje me temat mbi shëndetin. Nuk është bërë akoma e ditur se kur mund të prezantohet nga Facebook një aplikacion apo shërbim që lidhet me shëndetin.

Kohët e fundit, kompani të ndryshme teknologjike i kanë kushtuar shumë vëmendje shëndetit të njeriut, duke krijuar pajisje të ndryshme që ndihmojnë në monitorimin e aktivitetit fizik të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button