MPJ dhe ambasadorja franceze Oer organizojnë solemnitet për 100-vjetorin e fillimit të LPB

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të shënohet 100-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Në solemnitet, në prani të korit diplomatik do të flasin ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe ambasadorja e Francës, Lorans Oer.

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen 20 milionë njerëzve. “Lufta e Madhe” përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Lufta e pare boterore ishte kryesisht e perqendruar ne Gjermani dhe france e ndare ne bllokun qendror dhe antanten. Lufta e I Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të tronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga kombëtaristi serbo-boshnjak Gavril Princip me 28 qershor 1914.

Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pamvarësinë.

Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button