fbpx

Tuna kopjon Fjolla Morinën

Rivaliteti mes tyre duket se ka kaluar në inspirim. Së paku kështu ka lënë të kuptojë dukja e fundit e këngëtares Tuna Sejdiu, e cila ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke i bërë njëjtë me këngëtaren Fjolla Morina që i kishte në klipin ‘Queen’

Pas lansimit të këngës ‘MMV’ të cilën e kishte në bashkëpunim me reperin Ghetto Geasy, këngëtares Tuna Sejdiu i ka ardhur menjëherë një ‘diss’ nga Fjolla Morina. Rivaliteti mes dy këngëtareve është rritur edhe më shumë me deklaratat që ato i bënin për njëra-tjetrën. Por, duket se tashmë Tuna nuk e konsideron me atë si rivale, por si inspirim.

Kjo pasi Tuna duket se e ka pëlqyer shumë pamjen e Fjollës që e kishte në klipin e fundit ‘Queen’. Në këtë video që është i këngës me të cilën ajo i ka bërë ‘diss’ Tunës, këngëtarja Morina paraqitet me flok të bardhë dhe të lyera me ngjyrë të gjelbër në fund. E nuk ka shumë ditë që Tuna e ka bërë një ‘look’ të njëjtë si Fjolla ndonëse forma e prerë e flokëve ndryshon.

Edhe Tuna ka lyer majat e flokëve me ngjyrën e gjelbër. Gazeta Tribuna ka provuar që të kontaktojë me të dyja këngëtaret por qasja me to ka qenë e pamundur. Dihet se në këngën e saj ‘Queen’ Fjolla ‘diss’ i kishte bërë edhe Dafina Zeqirit dhe tashmë mbetet të shihet nëse edhe Dafina do të huazojë ndonjë stil të Fjollës. / Tribuna

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close