Gjashtë shqiptarë kundër Sllovenisë dhe San Marinos

Përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkoviq, publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet eliminatore Euro 2016

Për ndeshjet e radhës në kualifikime për EURO 2016 përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka ftuar gjashtë futbollistë shqiptarë në skuadrën zvicerane.

Valon Behrami (Hamburger SV), Blerim Xhemaili (Galatasaraj), Pajtim Kasami (Olimpiakos), Xherdan Shaqiri (Bayern Munich), Granit Xhaka (Borussia M’gladbach) dhe Admir Mehmedi(Freiburg) janë gjashtë futbollistët shqiptarë që janë ftuar për ndeshjet e radhës që zhvillon Zvicra në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016.

Zvicra është në grupin E, e cila në hapje pati humbur në Bazel me rezultat 2:0 nga Anglia.

Ndërsa dy ndeshjet e radhës i zhvillon kundër Sllovenisë, më 9 tetor në Lubjanë dhe më 14 tetor po ashtu si mysafir kundër San Marinos.

Në dy ndeshjet kërkojnë fitore.

Kombëtarja e Zvicrës më 15 nëntor zhvillon ndeshjen e fundit këtë vit. Takohet kundër Lituanisë në terren të vet./albinfo.ch/

Lajme të ngjashme

Back to top button