Ua shkurton orarin e punës agjëruesve pa e pyetur askënd!

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka marr vendim selektiv dhe të kundërligjshëm, për t’u shkurtuar orarin punonjësve që agjërojnë Ramazanin.

Vendimi i Nagip Skenderit, nuk zgjati shumë, meqë u anulua pas vetëm 24 orëve.

Siç njofton Koha Ditore, njoftimi për këtë shkurtim, punëtorëve u shkoi përmes sms-ve.

Agjëruesve u ishte ofruar mundësia që orarin ta nisin në ora 9:00, ose ta mbarojnë orarin në një orë më herët, në ora 15:00.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se vendimi i Nagip Skenderit, i cili edhe vetë është duke agjëruar ramazanin, ka “tmerruar”, kreun e ministrisë, Enver Hoxhaj, i cili nuk ishte konsultuar fare për këtë vendim dhe si pasojë Hoxhaj kishte kërkuar sqarim nga sekretari.

Lajme të ngjashme

Back to top button