Përsëri do të duhet të nxjerrim leje të reja për vozitje

Shoferët përsëri do të duhet të nxjerrin leje të reja për vozitje në të cilat këtë radhë do të vendoset edhe një çip. Lejet e reja për vozitje do ti marrin ato që për herë të parë kanë aplikuar për kështu dokumenti apo nëse kanë aplikuar se u ka humbur leja. Të gjithë vozitësit e tjerë do të mund të ndryshojnë lejet, pas kalimit të afatit të lejeve të vjetra.

Se sa do jetë çmimi i lejeve të reja për dallim nga lejet e vjetra për vozitje ende nuk është vendosur.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se lejet e reja për vozitje janë vendosur për shkak të lehtësimit të procedurave. Tani dënimet nuk do të shënohen në letër, por ato do të regjistrohen direkt në çip.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button