Gjermania e qortoi Popovskin për dënimin e Zaevit, Gruevski zemërohet

Përfaqësuesi special i ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë për shtete e Evropës Juglindore Ernest Rajhel, në takimin me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë Nikolla Popovski i ka dhënë kritika të ashpra për dënimin prej 50 mijë eurove për liderin e LSDM-së Zoran Zaev. Nëse nuk mundet lideri i opozitës të kritikojë atëherë si do munden qytetarët e thjeshtë apo intelektualët, ka thënë Rajhel, shkruan Vest.

Burime për gazetën, thonë se qeveria e Maqedonisë është hidhëruar për këto kritika dhe për këtë shkak në festën e ambasadës gjermane më 3 tetor nuk ka pasur përfaqësues të lartë të qeverisë.

Në festën e ambasadës së Gjermanisë kanë marrë pjesë Silvana Boneva dhe Musa Xhaferi për dallim nga festa e organizuar në ambasadën e Kinës ku morën pjesë të gjithë zyrtarët më të lartë të Qeverisë duke përfshi edhe presidentin Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button