KE-ja rekomandon vazhdimin e punës së komisionit edhe përkundër dorëheqjes së Davitkovskit

Dorëheqja e paralajmëruar e Kryetarit të Komisionit që duhet t’i zbardhë ngjarjet e 24 dhjetorit që ndodhën në Kuvend, Borçe Davitkovski, nuk duhet të jetë pengesë për punën e Komisionit – theksoi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

“Pamë raporte për letrën e dorëheqjes së profesorit Davitkovski, kryetarit të Komisionit për hetim. Kuptuam se është arritur përparim dhe për këtë arsye është me rëndësi që puna të vazhdojë, deri sa të mos arrihet në konstatime dhe rekomandime të përbashkëta për më tutje. Rekomandimet duhet të shndërrohen në aksion pozitiv që të sigurohet agjendë pozitive politike. Komisioni Evropian është i gatshëm të vazhdojë me ofrimin e këshillave dhe ekspertizës” – thuhet në reagimin e Komisionit Evropian. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button