Totti: Juventusi po i blen ndeshjet

Francesco Totti ka goditur Serien A me një deklaratë kundërthënëse të tij. Kapiteni i Romës ka deklaruar se Juventusi i mposhti ata sepse është skuadër që trukon ndeshje në Serie A dhe se e ndihmojnë gjyqtarët.

“Ne erdhëm në Torino për të luajtur lojën tonë, por ju e patë se si rrjedhi ndeshja. Këto incidente ndodhin vazhdimisht sepse ne nuk u mposhtëm nga Juventusi, por nga gjyqtarët. Ne jemi të vetëdijshëm se këto janë të qëllimta, por mbesim me kokën lart. Juventusi shpreson të fitoj Ligën me ndihmën e gjyqtarëve dhe me trukimin e ndeshjeve, Këto gjëra janë bërë të zakonshme në Itali. Unë do të flas përgjithmonë, edhe pse Federata e di se më shumë do të mirret me deklaratat e mija, se sa me turpin e gjyqtarëve” ka thënë Totti.

Lajme të ngjashme

Back to top button