Personat më të kërkuar të Kosovës

Më i vjetri është 65 vjeç ndërsa më i riu 23 vjeçar. Të dy këta dallojnë në emra dhe nuk i përkasin të njëjtit komb. i pari është nga Britania e madhe dhe quhet Reynolds Roger ndërsa më i riu është Labinot Fandaj, shqiptar i Kosovës. Të dy këta e kanë një të përbashkët. Rogeri dhe Fandaj janë më i moçmi dhe më i riu në listën e personave që Kosova po i kërkon nëpërmjet Interpolit.

Janë 61 veta që shteti kosovar është duke i kërkuar nëpërmjet organizatës ndërkombëtare për persona në kërkim. 46 janë shqiptarë, 10 serbë, dy shtetas turq, një gjerman një nga Izraeli dhe Reynolds Roger nga Britania e Madhe. Nuk është Lavdrim Muhaxheri, shqiptari i vetëm nga Kosova që është në listën e organizatës më të madhe botërore që shpall persona në kërkim.

Në listën e Interpolit gjenden edhe 45 bashkëkombës të Muhaxherit, që kanë kryer vepra të ndryshme duke filluar nga vrasjet, krimi i organizuar dhe vepra tjera penale. Muhaxheri është anëtari më i ri i Interpolit nga radhët e shqiptarëve të Kosovës. 25-vjeçari nga Kaçaniku dyshohet për pjesëmarrje në organizatat terroriste. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button