Nora, e dashuruar pas luleve

Këngëtarja Nora Istrefi duket se është shumë e pasionuar ndaj luleve. Ajo ka postuar disa fotografi në rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet se është duke shikuar me shumë dashuri një grumbull të madh të luleve.

Njërën nga këto fotografi të cilat përçojnë shumë lumturi, Nora e ka shfrytëzuar që t’ia urojë festën e Kurban Bajramit të gjithë fansave që ajo i ka të besimit Islam.

“Shumë urime dhe respekt për festën e Kurban Bajramit” ishte shkrimi i saj. Ndër të tjera Nora, është duke e sfiduar vetën në vallëzim duke u bërë pjesë e edicionit ‘Dance With Me’ dhe lëvizjet skenike ajo po e mahnit gjithë audiencën shqiptare./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button