Dj Nurteel nuk do të punojë më me Bleron

Dj Nurteel më nuk do të jetë producent i këngëtarit Blero. Kjo pasi ata i kanë dhënë fund marrëdhënieve të tyre profesionale.

Gazeta Tribuna ka mësuar se tashmë Nurteel është duke bashkëpunuar me muzicientin Granit Gashi me të cilin janë duke realizuar disa këngë për artistët e skenës muzikore shqipe në studion ‘Massive Production’ .

Nurteel së bashku me këngëtarin Blero Muharremi gjatë kohës që punonin së bashku kanë sjellë shumë këngë të cilat si gjithmonë janë shndërruar në hite.

Lajme të ngjashme

Back to top button