Nuland: Si mundeni që në mbrëmje të flini nën ombrellën e NATO-s ndërsa gjatë ditës të kufizoni lirinë e mediave

Si mundeni që në mbrëmje të flini nën ombrellën e NATO-s ndërsa gjatë ditës të promovoni demokracinë jo-liberale, inkurajoni nacionalizimin, kufizoni lirinë e mediave ose demonizoni shoqërinë civile”. Këtë pyetje e ka parashtruar ndihmës sekretarja shtetërore për Evropë dhe Euroazi Viktoria Nuland, liderët e rajonit në forumin strategjik për Evropë Qendrore de Lindore që u mbajt në Uashington.

“Në rajonin e Evropës qendrore sot ka dy tumore kancerogjene: regresi demokratik dhe korrupsioni, të cilat po cenojnë ëndrrën për të cilën kanë luftuar shumë njerëz që nga shembja e komunizmit në vitin 1989. Sot shikojmë liderë të këtij rajoni që teksa vjelin frytet e anëtarësimit në NATO E BE kanë harruar vlerat mbi të cilat janë ndërtuar institucionet demokratike”, deklaroi Nuland.

Zyrtarja e lartë nuk përmendi asnjë emër dhe as nuk bëri asnjë aludim për shtetin dhe politikanët të cilëve u drejtohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button