SIGURIA NË TEST!

Sulltani legjendar Omar, kishtë një fytyrë tejet të shëmruar. Për ate kishtë urdhëruar që në pallat të hiqen të gjitha pasqyrat. Por në një qoshe njëra ishtë haruar. Kur rastësisht Omari pa veten në atë pasqyrë, menjëherë ia filloj vajit. Por shpejtë pushoj. Ndërsa veziri i tij asesi s’pushonte së qari. Omari iu drejtua – a çka ke ti që vajton? Ai u përgjigjë. Madhëri, ju vajtuat edhe pse veten patë vetëm dy sekonda, e çka të bëjë unë që ju shof gjithë jetës?!

Shumë miqë tanë vajtojnë për shëmtimet tona. Ekonomia na është е shëmtuar, standardi i shëmtuar, demokracia e shëmtuar, mediume të shëmtuara. Por, ne asesi të vajtojmë. Përkundrazi, shumë çuditshëm qeshemi! Për vaj ishtë edhe paraqitje e personit të parë të Marrëveshjes së Ohërit në Alsat-M. Ai hudhi çdo mundësi pçr krijim të krizës politike me ndihmen e BDI-së. A në fakt krizë më të madhe politike e morale, ku nuk funksionon as ligj e as institucion, vështirë se ka dikund tjetër. Gjykatësit i çojnë të luajnë në tepsi; administratën e terrorizojnë; mediumet i gebelsizojnë; kriminalitetin e favorizojnë. Kurse njerëzit vazhdojnë të mbeten në gjumë, pasi vetëm në ëndërr mund të shijojnë një jetë normale. Vështirë e kanë të kuptojnë se pushteti është një grup mishngërësish, kurse ne jemi preh i tyre. Duken si të gjallë, por sjellen si të vdekur. Nuk e kanë brengë se pushteti sillet si një batakçi i cili harxhon aq para të mëdha, sa që fëmijtë e tyre do të duhet gjithë jetës të paguajnë.

Pas 100 ditëve, BDI u lëvdua me dështimet! Para zgjedhjeve reklamonte një fytyrë aq të bukur, por tani e pamë se ajo ishtë vetëm një maskë pas së cilës fshëhej shëmtimi. Premtuan – 1)kryetarin konsesual; 2)njërin nga tri funksionet shtetërore; 3)ndryshimet kushtetuese që kryetari të zgjidhet në parlament; 4) zgjidhja e emrit; 5) antarsimi në NATO; dhe 6)rregullimi i çështjes së gjuhës. Por, premtimet u ngatëruan në rrjetin e tenderëve, të cilët rrënojnë çdo parim, ligj apo moral. Dhe çka ndodhi? S’ka kryetar konsensual, s’ka asnjë nga tri funksionet; s’ka zgjidhje të emrit; s’ka NATO; e për gjuhë të mos flasim. Ajo mbetet pas dhëmëve. Gruevski fitoj gratis koalicionim. Gjoja se da ta zgjidhë emrin të cilin vet e pat dramatizuar. E kot është të presim që tani ai t’i hyp kalit të tërbuar, kurse  ai s’deshti të hyp as atij të dresuar.

Por, gjersa Gruevski vazhdimisht fitonte, të gjithë ne humbnim. Ai duke u shitur si shpëtimtar i emrit, në fakt na fundosi gjithë neve. Asnjëherë më parë nuk ka mbizotërua këso opinioni se jeta e përbashkët këtu nuk ka asnjë kuptim. Se të dy etnikumet janë peng i njëri tjetrit dhe harxhojnë kohën në probleme artificialisht të krijuara, duke haruar problemet dhe kërkesat rale. Liderët e këtuit, akoma fitojnë poenë duke diksriminuar dhe nënçmuar popullatën tjetër! Fitojnë poen për ate se kush është patron i vërtetë i shtetit. Për ate se kush ç’far përmendoresh ndërton etj. Mu këtu fshihet tragjedia jonë, pasi neve nuk na shitet më shumë se mjegull, kurse emëruesi të përbashkët janë tenderët dhe paratë.

Fakt është se pika më nevralgjike, pra, marrëdhëniet ndëretnike prej viti në vit janë duke u komplikuar, kurse jeta paralele tani më është çimentuar. Përplasjet ndëretnike ndezen dhe shuhen sipas dëshirës së pushtetarëve. Kurse qytetarët duke menduar se ruajnë një krenari, harojnë në nevojat e tyre elementare. Nuk shofin se varfëria ua vret të tashmen e të ardhmen. Se fëmijtë pakthyeshëm u shkojnë jashtë vendit. Se jeta u shembet. Mu për shkak të kësaj cektësie tonë, tani qëndrojmë ulur mbi një detonacion potencial, pasi s’mund të kuptojmë se politikanët fatin e tyre e ndërtojnë mbi fatkeqësinë e dy milionë njerëzve. Për arritjen e atij qëllimi, atyre nuk iu është dashtë ndonjë gjenialitet sa që cektësi mendore nga ne. Gjersa mendonim se herët është për të folë, na u bë vonë për të heshtë. Tani nuk na duhet as qeveri teknike, as qeveri teknokrate e as e koncentruar.. Duhet rrëzim i kësaj qeverie me mjete demokratike. Ajo është jolegjitime pasi ka ushtruar grushtet të heshtur, kurse realizatorët e tij do të duhet të ndeshen me ligjin. Gjersa nuk është shumë vonë.

Kurse Ivanovi, nga Njujorku na trishtoj se vendi dhe rajoni na qenkan tejet të rrezikuar nga xhihadistët! Kurse në fakt më të rrezikshëm se ta, janë mu “xhihdistët: e pushtetit. Ivanovi le t’i lexojë paralajmërimet gjithnjë e më alarmante nga qendra relevante të botës se sfidat destabilizuaese na trokasin në derë. Sipas analizave relevante borëroe, BDI më nuk paraqet faktor që të mund të jetë garantues i paqës në vend. Scenarie të zeza rrotullohen për shkak të injorimit të NATO-s dhe UE-së. Këte e parashikon Fondi Evropian për Balkanin, Qendra për Studimet Juglindore në Grac, dhe Këshhimi Evropian për Punë të Jashtëme në Bruksel. Këso vlerësimesh të orkestruara për destabilizim asesi nuk mund të jenë të rastit. ,,Xhihaditë,, më të rrezikshëm janë mu ata që bëjnë kampanjë diplomatike dhe mediale kundër SHBA-ve dhe UE-së, edhe pse këto krijuan dhe këto mbajnë këtë shtet. Nga këtu, raporti për 100 ditët është një raport me 300 çudira. Tani sikur na duket e qartë se më vështirë është të bëhesh bjeri se sa udhëheqës. Njëherit të pushojmë të ngushllohemi se të tjerët e kanë më keq se na, pasi shumë afër jemi asaj që ne ta kemi më keq se të tjerët.

Lajme të ngjashme

Back to top button