Agjentët do t’ua regjistrojnë kompaninë në Regjistrin qendror pa shpenzime

Në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë janë evidentuar 103.000 kompani, por nga ato 30.000 mijë deri në fund të vitit do të fshihen sipas ndryshimeve të fundit ligjore, transmeton Alsat-M.Trendi tregon numër më të madh të firmave që regjistrohen sesa që shuhen.

Regjistrimi do të bëhet në mënyrë elektronike përmes agjentëve regjistrues të cilët këtë do ta bëjnë pa kurrfarë kompensimi. Modeli është bërë sipas përvojës sllovene dhe zbatohet edhe në Singapor dhe Australi.

Këtë e theksoi drejtori i Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë Vanço Kostadinovski.

Sipas ndryshimeve të Ligjit për shoqata tregtare deri më tani janë fshirë 4.100 firma nga gjithsej 5.500 të cilat fshihen për shkak se nuk e kanë kryer procedurën për regjistrim e cila paraprakisht zhvillohen në gjykatë, gjegjësisht nuk e kanë realizuar obligimin që t’i dorëzojnë të dhënat dhe t’i konformojnë në sistem njësportel.

Pas kësaj pason kategori e re e firmave numri i të cilave është 25-26 mijë dhe të cilat do të fshihen në qoftë se tre vite me radhë nuk kanë pasur aktivitet afarist. Procedura do të realizohet në kontinuitet me qëllim që të fitohet fotografi më e qartë dhe më e pastërt për atë se cilat janë ato kompani të cilat punojnë në ekonominë në Maqedoni.

Për risitë gjatë regjistrimit të kompanive paralajmëroi se për dhjetëra ditë duhet t’u jepen autorizimet agjentëve të parë regjistrues për regjistrim elektronike të firmave. Vendosja lidhur me pranimin e aplikimit, kohëzgjatja mbetet e njejtë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button