Juventusi me ndihmën e gjyqtarit mposht Romën (Video)

Derbi i xhiros së gjashtë në Seria A që u zhvillua mes Juventusit dhe Romës përfundoi në të mirë të vendasve, pas disa vendimeve kontraverse të gjyqtarit Rocchi.

U deshtë të zhvillohen 27 minuta që gjyqtari të referoj një penalltie të dyshimtë për Juventusin, ku në gol e konvertoi Carlos Tevez. Barazimi u arrit pesë minuta më vonë pas një goli të Francesco Totti nga penalltia.

Pak para pjesës së pari, pas një asisti të Gervinhos, Iturbe shënoi golin e epërsisë për Romën.

Gjyqtari përsëri gaboi rënd duke referuar një penallti që lirisht mund të thuhet ishte inegzistente, barazoi shifrat sërish Tevez.

Fitoren e Juves e vulosi Leonardo Bonucci i cili shënoi një gol shumë të bukur me vole nga jashtë zonës.

Në minutën e 89-të, Alvaro Morata dhe Konstantinos Manolas u përjashtuan me kartonë të kuqë, pas një zënke mes tyre.

Pas kësaj fitore jo të merituar Juventusi arrinë në kuotën e 18 pikëve kurse Roma mbetet në vendin e dytë me 15 pikë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button