Krasniqi: Nëse mbahen zgjedhjet e reja, nuk e di nëse Nisma do të garojë e vetme apo me Bllokun

Nënkryetari i partisë NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme për të dalë nga ngërçi politik, nuk e sheh të nevojshme.

Kjo pasi që sipas tij ekziston shumica parlamentare e përbërë nga katër parti politike dhe se institucionet mund të krijohen nga këto parti.

“Do të duhej të shkohet në zgjedhje nëse nuk do të ekzistonte shumica parlamentare. Nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje sepse ekziston shumica parlamentare dhe mendoj se zgjidhja e ngërçit është e mundshme përmes Bllokut”, ka thënë Krasniqi për “Zëri”.

Sa i përket asaj se nëse zgjedhjet mbesin alternativa e fundit për të dalë nga ky ngërç, Nisma do të shkojë e vetme apo si Bllok, Krasniqi ka thënë se një gjë të tillë nuk e kanë diskutuar asnjëherë.

“Nuk e kemi diskutuar sepse nuk e kemi parë të nevojshme shkuarjen në zgjedhje. Por, nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë mbetet ta shqyrtojmë pasi që deri më tani nuk e kemi diskutuar”, ka thënë ish-kryeparlamentari Krasniqi./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button