Shqiptari nga Durrësi kap një peshk 53 kg
Një 65-vjeçar durrsak ka kapur një peshk te madh të llojit “Kerr”, me peshë rreth 53 kg.
Peshku i rrallë nga madhësia, është afërsisht rreth moshës 40-vjeçare dhe me gjatësi 1metër e 55 centimetra.
Kerri i rrallë është kapur rreth 2 milje larg bregdetit të Porto Romanos, në rreth 11 thellësi detare.
Peshku është kapur nga Thoma Berberi, raporton gazeta Dita.