Fakte historike:Tërmeti i 1963-ës, ja si maqedonasit pastruan shqiptarët nga Shkupi

Autoritetet sllave kanë përdorur tërmetin katastrofal të 1963 për të larguar shqiptarët nga Shkupi, kështu flasin dokumentet e arkivuara historike.

Këtë e thanë sot historianët shqiptarë në tryezën e rrumbullakët me teme ‘Fytyra e Shkupit para dhe pas tërmetit, të cilën e organizoi Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, në prag të shënimit të 50 vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup.

Nebi Dervishi, historian foli për mënyrën se si maqedonasit shfrytëzuan fatkeqësinë për të pastruar Shkupin nga shqiptarët.

‘Deri në vitin 1963 Shkupi ka qenë me numër më të madh shqiptarësh në trevat shqiptare, pas tërmetit të 26 Korrikut ndihmat që i afrohen nga bota e civilizuar pas katastrofës kanë theksuar qartë se strukturat maqedonase pastruan qytetin e Shkupit nga shqiptarët me zëvendësimin e tyre me sllavë. Pra pas tërmetit të 26 korrikut filluan të shkojnë shqiptarët në Anadolli, dhe paralelisht me këtë filloi migrimi i maqedonasve në Shkup. Për këto flasim dokumentet zyrtare të kohës që rruhen në arkivin e shtetit’ tha Dervishi.

Zëvendës drejtori i Arkivit Shtetëror, Qerim Lita, tha se Shkupi me rrethinë në vitin 1945 numëronte 145.260 banorë, ndërsa vetëm qyteti 67.743 banorë. Numri më i madh i këtyre ishin shqiptarë, apo popullsia shqiptare përbënin 47 për qind.

‘Po të bëjmë një dallim të regjistrimit të popullatës në vitin 1948 dhe 1953, shpesh herë histografia maqedonase kur flet për numrin e shqiptarëve në Maqedoni e mohon regjistrimin e 48 por mbështetet në atë të 53-ës që ka qenë i falsifikuar, imponuar për shkak të marrëveshjes mes Josip Broz Titos dhe ambasadorit të atëhershëm turk Kypryli. Sipas kësaj marrëveshje ishin parapa të shpërngulen nga këto vise 400.000 mysliman, shqiptarë’ u shpreh Lita.


Sipas dokumenteve të Arkivuara që i shpalosi Lita, ja se si ka qenë numri i popullatës në vitin 1948 dhe si është ndryshuar në 1953-ën.

Ja si ishte dallimi në katër Komuna të rrethit të Shkupit


Regjistrimi 1948


Butel; maqedonas 7408, shqiptarë 4755, turq 14

Draçeva; maqedonas 7763, shqiptar 7006, turq 178

Rakotinci; maqedonas 8467, shqiptarë 2494, turq 60

Gjorçe Petrovi; maqedonas 5549, shqiptarë 12443, turq 48

Do të thotë në Komunat për rreth Shkupit kishte 29.087 maqedonas, 26.698 shqiptar dhe 300 turq, të dhëna zyrtare të  regjistrimit të vitit 1948.

Regjistrimi 1953


Buteli – maqedonas 8480, shqiptarë 2953, turq nga 14 dolën 2204

Draçeve- maqedonas 5238, shqiptarë 5745, turq 5195

Gjorçe Petrov- maqedonas 7382, shqiptar 8827, turq 4783 (pra nga 48 turq, dolën mbi 4700)

Rakotinci -5554 maqedonas, shqiptar 1362, turq 4538 

Gjithsej, maqedonas 26654, shqiptar 18887 dhe turq 16720./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button