Restoranti ku duhet të prenotoni 5 vite para për të ngrënë

Restoranti “Damon Baehrel” në Earlton të New York, është ndoshta më i veçanti në botë, pasi nëse doni të hani aty, duhet të prenotoni pesë vite më parë. Pikërisht kështu, pasi për pesë vjet rresht, të gjitha mbrëmjet janë prenotuar.

Restoranti nuk është shumë i madh, pasi ka vetëm 12 tavolina dhe dhe është taverna e Baehrel, një kuzhinier shumë i vlerësuar.

Ushqimi në këtë restorant është i shkëlqyer dhe çdo mbrëmje kuzhinieri përgatit për klientë një menu me 15 specialietete.

Suksesi i restorantit nuk është arritur me reklama, por vetëm nga përcjellja nga njeriu te njeriu. Lista e klientëve është tejet e rezervuar dhe prenotimet për të darkuar pranë “Damon Baehrel” janë jo pak të vështira për shkak të kërkesave të shumta./noa

Lajme të ngjashme

Back to top button