Chelsea është më i forti në Angli!

Skuadra e Chelseat e ka dëshmuar se është ndër skuadrat më të forta në kampionatin anglez. Djelmoshat e Mourinhos këtë e dëshmuan në ndeshjen që sapo përfundoi në Stamford Bridge ku mposhtën Arsenalin me rezultat 2-0.

Në pjesën e parë ishin thuajse të barabartë të dy ekipet, me intensitet në mesfushë dhe fjalë të rënda të shkëmbyera ndërmjet trajnerëve, por që përfundoi me epërsi të vendasve.

Ishte një ndërhyrje e Chambers në Eden Hazardin, që tensionoi situatën te trajnerët, ku filluan të shtynin e të qëllonin me duar në drejtim të njëri-tjetrit.

Wenger e Mourinho shtyjnë njëri-tjetrin

Mesfushori belg Eden Hazard shënoi golin e vetëm në pjesën e parë. Ai arriti të nxjerrë një penalti nga Koscielny, të cilën e konvertoi në gol 27’.

Arsenali shtoi ritmin në pjesën e dytë në përpjekje për të shënuar, ndërkohë që Chelsea e bënte të kundërtën – përpiqej që t’i ngadalësont.

Goli i dytë për Chelsean u shënua nga 25-vjeçari Diego Costa.

Me këtë fitore Chelsea numëron 19 pikë ku ndiqet Manchester City që ka pesë pikë më pak, ndërsa Arsenali nga ana tjetër ka grumbulluar dhjetë pikë dhe mban pozitën e shtatë në tabelë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button