Diçka është e qelbur dhe e ndyrë në shtetin maqedonas

Sinoliçka Trpkova, kolumnë-“Mediumi publik si inkuizicioni i shekullit 21”, Fokus
Shërbimi ynë publik është arritja jonë civilizuese. Kjo ushtri e medias është nxjerrë nga radhët tona, qytetet tona. Miqtë tanë, kolegët, studentët dhe fëmijët, të cilët luajnë pa pushim me jetën dhe fatin e njerëzve. Jeniçerët tonë të shekullit 21.                     

Ramadan Ramadani, kolumnë-“Çfarë lidh Subratën dhe Paskon?”, Fokus
Rrjedhitë rreth paraburgimit të Pasko Kuzman dhe sfida e Kishës Ortodokse Maqedonase si dhe zënkat që mund të lindin, do të ndihmojnë për të kuptuar nëse kjo është vetëm përfundimi i një episodi, në të cilën vëllau vëllain do të masë ndaj Subratës, ose, janë  vetëm ngjarje të një serish të ngjarjeve të vendosura në një film-dogmë të gjatë e vërtetë, në të cilin do të ketë shumë dhimbje.

Mlladen Çadikovski, kolumnë-“A është Subrata mrekullia e re e Perëndisë?”, Fokus
Esma këndon Xhelem xhelem, Stavreski duke buzëqeshur, Gruevski i fërkon duart, Amdi Bajram përsëri ngreh gishtin e mesëm kah Branko, familjea Roj është mrekullia e re Maqedonase!             
Sllobodanka Jovanovska, editoriali-” Gruevski shkroi, Samarasi e fshiu”, Utrinski Vesnik
Kryeministri Gruevski mori të tretën “jo” nga udhëheqësi grek Samaras. Që të mos i numërojnë se sa ditë nuk iu përgjigj, ai dje ia dërgoi përgjigjen e shumëpritur Maqedonisë.                

Eroll Rizaov, kolumnë-“Letrat e Gruevskit dhe të Samarasit”, Utrinski Vesnik              
Mirë është që kryeministri Samaras refuzoi negociatat e drejtpërdrejta – nëse i pranonte, do të duhej të ndryshojmë emrin. Ndoshta nga ky refuzim më i lumturi është Gruevski.

Radmilla Shekerinska, kolumnë- “Shumë e zero”, Utrinski Vesnik        
Pyetjet po radhiten, dhe nuk ka asnjë përgjigje reale. Deri sa është ashtu, era që përhapet prej rrugës “Ilindenska” do të jetë e vështirë. Dhe nuk do të jetë rreth investimeve, por rreth korrupsionit.

Mirka Velinovska, kolunë-“Kanqeja është e hapur, ka shpresa”, Nova Makedonija
Kam shpresë. Marjan Nikollovski, Aleksandar Rusjakov, Katerina Neshkova, Ivica Bocevski, Trendo janë erëra të vërteta në qiellin të renduar me omorinë. Njerëzit kanë një sistem të qartë të vlerave.

Ivica Bocevski, kolumnë-“Vjeshta e patriarkëve”, Nova Makedonija               
Vjeshta e patriarkëve maqedonas arriti me vonesë të madhe. Prandaj edhe era e keqe që lë prapa vete qelbësira që na lënë në trashëgimi, është tejet e rëndë dhe e padurueshme.              

Todor Pendarov, kolumnë-“Subrata erdhi, vazhdon „realizojmë””, Utrinski Vesnik
Nga natyra nuk jam një skeptik, por kur dikush ju thotë që të investojë, sepse shteti është i bukur dhe se ai e do popullin, atëherë skepticizmi në vetvete lind.                            

Dimitar Mirçev, kolumnë-“Serbia ka gështenjën Kosovë, e ne arrën Greqi”, Dnevnik
U aktivua qasja rajonale i një baze të re integrative dhe për zhvillim, një mbështetje kolektive në forcën personale dhe lidhjes ekonomiko-zhvilluese. Sllovenia dhe Kroacia në këtë rast munden me të vërtetë të luajnë rolin e agregatit të lidhjes.      

E premte, 19 korrik, numër 85 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button