Maqedonia të nxjerr mësim nga ajo që i ndodh

Nuk mund të pritej ndonjë ndryshim pozitiv si që shpresonte pala maqedonase në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë sepse një kohë të gjatë marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë të ftohura. Maqedonia ka më shumë nevojë për të arritur zgjidhje të kontestit prandaj duhet të insistojë me qasje më konkrete më shumë ndërsa partnerët e koalicionit VMRO dhe BDI duhet fillimisht të veprojnë në ndërtimin e politikës së brendshme dhe më pas të udhëheqin ofanziva diplomatike si që i ndërmerr BDI. Kështu mendojnë ish diplomatët sa i përket përgjigjes së kryeministrit grek Samaras ndaj letrës së homologut të tij maqedonas, Nikolla Gruevski.

Ajo që a habit pak në letrën e Greqisë është vetëbesimi i saj se në anën e vet i ka të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian thotë ish ministri i jashtëm Denko Malevski. 

“Nëse kjo është e saktë, politika jonë duhet të mendojë dy herë për atë se çfarë i ka larguar këta vende të BE-së nga ne dhe të mundohet të nxjerrë mësim nga kjo që ndodh. Duhet të koncentrohemi në dy rrugë që i kemi të hapur aktualisht: njëra ka të bëjë me Brukselin dhe e dyta me Washingtonin, gjegjësisht me ndërmjetësin Nimetz. Këtu duhet të kthehet vëmendja e politikës së Maqedonisë. Por dihet që gjithçka varet nga politikanët” thotë për Portalb, Malevski.

Për ish ambasadorin Alajdin Demiri, ky është manovër diplomatik i Greqisë që e bën në momentin kur gjendja aktuale në këtë shtet është ekonomikisht tejet e rëndë, politikisht jo-stabile, përhapja më e madhe strukturave neo-fashiste, në këtë  situatë dihet se nuk mund të ulet dhe bisedojë.

“Maqedonisë i ngelet të jetë më agresive, të insistohet  më shumë madje dhe në Bashkësinë Evropiane që të krijohet një tryezë më e gjërë ku do të përfshihen më shumë palë, jo vetëm Kombet e Bashkuara. Janë hapa të nevojshme këto sepse strategjia e 20 vjetshme të mëparshme që Maqedonia e aplikonte nuk dha rezultate vetëm është duke e rënduar çështjen. Nga ana tjetër, nevoja për zgjidhjen e çështjes së emrit është shumë më e madhe nga ana e Maqedonisë” thotë Demiri.

Si komentohet ofanziva diplomatike e Ali Ahmetit për emrin?
 “Udhëtimet e Ahmetit dhe takimet e tij në njëfarë mënyre uzurpojnë hapësirën diplomatike të vendit. Ata janë udhëtime të pakuptimta jo-frytdhënëse dhe më tepër i japin mundësi një veprimi politik dhe një zhurme që Ali Ahmeti dëshiron ta bëjë para faktorit ndërkombëtar se ai është për zgjidhje. Të panevojshme janë sepse ai fillimisht duhet të merret vesh me Gruevskin dhe si faktor qeverie të marrin vendim dhe qëndrim të përbashkët. Këto aktivitete mund të quhen si lobime të pavarura madje dhe nuk shprehin qëndrimin e tyre sepse deri më tani na japin vetëm një definicion të pakuptimtë: zgjidheni këtë problem dhe na ndihmoni ta zgjidhim por nuk është asnjëfarë oferte konkrete” thotë Alajdin Demiri.

 “Shëtitjet vetanake dhe takimet e Ahmetit me të huaj mund të krijojnë ndjenja dyfishe te të huajt. Nga njëra anë ata të thonë është mirë që i bëhet presion VMRO-së për të ndërmarrë ndonjë iniciativë por nga ana tjetër ata frikohen se çfarëdo mbështetje e hapur ndaj një pjese të Qeverisë mund të shkaktojnë përçarje brenda në të dhe problemin ta  shpërndajnë në planin e ndjeshëm ndëretnik. Kur bisedohet me të huajt ata kërkojnë ta dinë qëndrimin e Qeverisë e jo të një pjesë të Qeverisë, nëse ju e jepni qëndrimin e qeverisë atëherë keni pozicione të fuqishme” thotë Denko Malevski.

Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi tha se pavarësisht përgjigjes së Samarasit, Maqedonia do të mbetet e hapur dhe konstruktive ndaj kapërcimit të sfidave që bllokojnë integrimet euro-atlantike të vendit.  

Samaras nuk tregon disponim për dialog të fokusuar dhe intensiv për zgjidhjen e kontestit të emrit në kuadër të procesit të definuar në Kombet e Bashkuara, ndërsa fajin për bllokimin e Maqedonisë, e hedh në llogari të Bashkimit Evropian, reaguan nga Ministria e Punëve të jashtme të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button