Video mbresëlënëse, fuqia studentore, lufta për demokraci!

Hong Kong- Hong Kong dy javë po vazhdon të jetojë orët e tensionit teksa me dhjetëra mijëra njerëz janë duke qëndruar në rrugë për të kërkuar demokracinë, ndërsa mbi ta është kërcënimi i një ndërhyrjeje të policisë dhe ultimatumi: rrugët të pastrohen nga e hëna.

Protestuesi Jozueu Wong, 17 vjeç thotë se “nxënësit e Hong Kong nuk heqin dorë, pavarësisht ultimatumit të policisë dhe qeverisë”. Studentët nuk lëvizin dhe do të mbeten mijëra në rrugë, duke e gjykuar si të pamjaftueshme përgjigjen e qeverisë ndaj dhunës mbi protestuesit që kanë krijuar simpatizantë të qeverisë, sidomos në Mongkok.

Ata protestojnë kundër planeve të Kinës për bllokimin e kandidatëve për zgjedhjet e Hong-Kongut në vitin 2017. Parlamenti kinez vendosi që shefi i ekzekutivit të Hong Kongut të zgjidhej me votim popullor në vitin 2017, por kandidatët në këto zgjedhje do të mbeteshin nën kontrollin e Pekinit. Demonstrata  paraqesin sfidën më të madhe për autoritetet në Kinë, që nga koha kur ish-kolonia britanike iu kthye Kinës në vitin 1997.

Po studentët tanë, do të zgjohen ndonjëherë?

Lajme të ngjashme

Back to top button