Rajonet shqiptare, pa investime e të punësuar, vetëm tatime për arkën qeveritare

Maqedonia Lindore mbetet zona me ekskluzivitet të plotë në thithjen e investimeve të jashtme, por edhe me prioritetin e krijimit të infrastrukturës së nevojshme nga ana e qeverisë për një gjë të tillë. Rajonet me komunat dërmuese shqiptare janë pjesë e diskriminimit të dyfishtë në aspektin ekonomik, këtë  tregon numri i kompanive të jashtme që investojnë në vend.

Sa për ilustrim, në pjesën lindore i kemi disa nga firmat: “Cromberg & Shubert” në Manastir; “Prota”, “Drekselmaer” dhe “Kofikab” në Kavadar; “Grishko” dhe “ODW Electric” në Ohër; “Vindor”, “Veibo Group” e ca tjera. Ndërkaq, zona ekonomike në Tetovë ende nuk ka dhënë frutin e saj të parë produktiv edhe pse në të u lajmërua se do të ketë investime.

Mungesa e një decentralizimi të mirëfilltë mban të ngujuara komunat me shumicë shqiptare në pushtetin qendror vetëm për të thithur gjithë pjesën e tatimeve dhe kthimin e tyre në shuma minimale dhe nga ana tjetër, rajonet shqiptare janë të lënë anësh promovimit ekonomik dhe krijimit të infrastrukturës së nevojshme për thithjen e investimeve të jashtme, vlerësojnë analistët për Portalb.

Pollozhani: Qeveria selekton në mënyrë diskriminuese investimet
Profesori i ekonomisë, Petrit Pollozhani thotë për Portalb se qeveria e Maqedonisë ka një qasje shumë selektive për investimet e huaja. Sipas tij, e gjithë infrastruktura dhe orientimi i investimeve të huaja po bëhet në Maqedoninë lindore.

“S’ka zhvillim pa investime ata duhet të jenë produktive aq më keq kur investimet kur bëhet në mënyrë selektive. Nëse viziton Maqedoninë lindore ka një infrastrukturë të rregulluar, gjërat që janë në dukje, janë edhe më diskriminuese. Këtu ka faji edhe faktori politik shqiptarë. Investimet në mënyrë selektive janë prezentë gjatë gjithë kohës por tani janë më të theksuara”, thotë për Portalb, Petrit Pollozhani.

Sipas tij, investimet në Maqedoninë perëndimore janë në formën e transfereve që kryesisht vijnë nga kurbetcarët shqiptarë dhe krijojnë stabilitet për shtetin sa herë ka deficit të pagesave. Në gjithë këto edhe kontributet  në formën e të hyrave që vijnë nga komunat shqiptarëve  ka diskriminim. Nga njëra investimet mungojnë dhe në anën tjetër të hollat merren nga komunat shqiptare.

“Kur krijohet një klimë biznesi , favorizohen vendet e Maqedonisë lindore, ata kushtëzohen që të shkojnë sepse nuk është e mundur që ata të shkojnë vetëm në Maqedoninë lindore. Shteti i krijon të gjitha parakushtet e nevojshëm për infrastrukturën e duhur për investitorët dhe lobimin para investitorëve të huaj e bënë për në Maqedoninë Lindore. Shqiptarëve me gjithë kontributin në mbushjen e buxhetit të shtetit, u mbetet emigrimi”,thotë petrit Pollozhani.

Bilalli: Qeveria pengon investimet në pjesën shqiptare
Analisti Mersel Bilalli thotë për Portalb se këta vite, qeveria ka lobuar dhjetëra investues nga jashtë, e asnjërën nuk e ka orientuar nga pjesët shqiptare! Madje, disa edhe i kanë penguar.

“Vlera e investimeve në pjesën lindore arrin në afro 1.5 miliardë euro dhe janë punësuar rreth 25 mijë vet, kurse priten edhe 6000 të tjerë. Këto ditë fillon me pune firma gjermane për pajisje elektronike “Markart” në Veles ku pritet të punësohen 600 persona, në udhëheqësi të kësaj firme është edhe bashkëshortja e ministrit Vele Samak. Te pjesa jonë me lobim qeveritar akoma s’kemi asnjë investim. Edhe ato tepër pak që janë bërë, janë me vetiniciativë. Madje edhe i kanë penguar. Kur nuk mund ta bëjnë atë që bën VMRO, së paku kanë mund ministrat e ekonomisë që janë shqiptar tu ofrojnë projekte të gatshme për investime prodhuese grabitqarëve tanë që nuk kushton asgjë?! Do të hapeshin shumë vende të reja pune dhe eksodi do të pakësohej”, thotë thotë për Portalb, Mersel Bilalli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button