Edhe 3 muaj afat për importimin e automjeteve me standard Euro 2

Qytetarët do të kenë mundësi deri në fund të vitit, pra edhe 3 muaj të tjerë, që të mund të importojnë automjete të standard Euro 2. Ndërkohë, Qeveria po bën analiza nëse do të duhet të vendosen apo jo filtra për makinat e importuara tashmë, por të standardit Euro 1 dhe Euro 2. Ky vendim i mundshëm i qeverisë, ka për qëllim ruajtjen e ambientit, si dhe uljen e nivelit aktual të ndotjes së ajrit, që rezulton kryesisht prej makinave me standard më të ulët ekologjik. Për të mësuar më shumë rreth mundësive të marrjes së një vendimi të tillë, mund të shikoni më shumë, Magazinën Ekonomike, në orën 18:20 minuta.

“Fakti që automobilat me standard Euro 1 dhe Euro 2 janë shkaktarët kryesor të ndotjes, në veçanti në qytetet më të mëdha, por edhe për vet faktin se do të ndalohet importi i veturave me këto standarde, shpresojmë të kemi efekte pozitive që në fillim të vitit 2015, me çka sigurisht se do të ulet edhe niveli i ndotjes. Por edhe po të mos kemi efekt, atëherë do të ndërmarrim masa të tjera, si vendosja e filtrave në vetë automobilat me standard Euro 1 dhe Euro 2”, deklaroi Bekim Neziri, Ministër i Ekonomisë

Lajme të ngjashme

Back to top button