LSDM: Me kë u konsultuan Gruevski dhe Ademi për tu bërë dëm studentëve?

Me kë është konsultuar kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i arsimit Abdulaqim Ademi dhe zëvendësi i tij Spiro Ristovski për të vendosur testim të studentëve? Me studentët, profesorët dhe qytetarët dukshëm jo! Studentët dhe prindërit e tyre do ta paguajnë dëmin që po shkakton sulmi ndaj autonomisë së universiteteve dhe profesorëve që po e bën Ministria e Arsimit.
Kështu ka reaguar sot LSDM-ja opozitare ndaj paralajmërimeve të ministrit të arsimit Abdulaqim Ademi për testim ekstern, gjegjësit për vendosjen e testimit likuidues për studentët e viteve të dyta dhe katërta.

“Asgjë nuk është e rastësishme, as edhe ky akt i Ministrisë së Arsimit. Ja dhe dokumenti që tregon se testimi ekstern për studentët është plafinikuar që verës, në 7 qershor derisa shteti vlonte nga pakënaqësia me testimin ekstern të shkollave fillore dhe të mesme.” tha përfaqësuesi i LSDM-së për arsim, Petar Atanasov.

Sipas tij, ministri Abdulaqim Ademi nuk e ka thënë të vërtetën kur paralajmëroi këtë testim.

“Ministria e Arsimit nga fakultetet kërkon të testohen studentët në lëndët kyçe pa të cilat nuk mund të kryhet fakulteti përkatës dhe këta lënë janë një e katërta e të gjithë lëndëve të tyre. Vini re, madje ministria kërkon që fakultetet të hapin konkurs për vlerësues të jashëtm të cilët  do ta vlerësojnë dijen e studentëve. Me këtë Ministria e Arsimit bën shkelje ndaj autonomisë së profesorëve të cilët e kanë punë të ligjërojnë dhe vlerësojnë” tha Atanasov.

“E çfarë nëse studenti nuk e kalon këtë testim në vitin e katër, pasi që ashtu ka vendosur ky far vlerësues i jashtëm?! Do ia merrni diplomën?” pyet LSDM.

Spirovski: Testimi ekstern është verifikim për kualitet
Qëllimi për vendosjen e këtij testimi është të sigurojmë një filtër kualitativ i cili do të jetë një vërtetim për kualitetin në arsimin e lartë të Maqedonisë. Bëhet fjalë për koncept të cilin e shqyrtojmë në Ministrinë e Arsimit i cili më tej do të jetë edhe temë për shqyrtim publik me profesorë universitarë.

“Të gjithë jemi dëshmitarë për thashethemet që i dëgjojmë, se shumë lehtë në disa fakultete merret diploma. Pikërisht kjo na shërbeu si motivim për të kërkuar dhe përvoja ndërkombëtare për ta realizuar këtë testim” tha sot zv/ministri i arsimit, Spiro Ristovski.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button