Punëdhënësit me detyrime të reja sipas Ligjit të ri

Secili punëdhënës duhet të përgatit dhe zbatojë deklaratën për siguri për çdo vend pune në të cilën do të shkruhen dhe masat të cilat punëdhënësi do ti merr për realizimin e këtij qëllimi. Pas kësaj, punëdhënësi do të jetë i detyruar të sigurojë mendim nga sindikata apo nga përfaqësuesi i punëtorëve në raste kur nuk ka sindikatë. Janë këto disa nga propozim-ndryshimet në Ligjin për siguri dhe shëndet gjatë punës të cilat i prezantoi Ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov.

Më tej, ligji parasheh që punëdhënësi të sigurojë respektim të së drejtës së punëtorëve për të marrë pjesë në përcaktimin e mangësive dhe mundësisë për përmirësim të kushteve të punës me pjesëmarrje të drejtpërsëdrejtë apo përmes përfaqësuesit të sindikatit të tyre. Gjithashtu, punëdhënësi në të njëjtën mënyre duhet ti konsultojë ata gjatë furnizimit me pajisje të punës apo vendosje të teknologjisë së re në punë.

Si që paralajmëroi ministri, ndryshimet e reja ligjore janë pranuar nga ana e Këshillit ekonomiko-social.

“Mes tjerash, përfaqësuesi i të punësuarve apo presidenti i sindikatës do të ketë të drejtë të paktën dy herë në vit t’i vizitojë vendet e punës për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë gjatë punës. Ai ka të drejtë të kërkojë ndryshime nga punëdhënësi me qëllim të përmirësimit të kushteve të punëtorëve. Me ndryshimet përfshihen edhe studentët të cilët kryejnë punë praktike në miniera.” tha ministri Spasov.

Ndryshimet e Ligjit pritet së shpejti të gjenden në procedurë parlamentare.

Në vitin 2013 në Maqedoni janë evidentuar 16 raste të vdekjeve në vendin e punës, në vitin 2012 kanë ndodhur 13 raste të vdekjeve, derisa në vitin 2014 pesë punëtorë e kanë humbur jetën në vendin e punës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button