Revista italiane: Kadare i treti në parashikimet për Nobel

Në klasifikimin që revista italiane “Panorama” ka bërë për fituesit e mundshëm të Nobelit për Letërsinë, i pari renditet Ngugi Wa Thiong’o, autor kenian i romaneve, poezive dhe veprave teatrale, shkruan KultPlus.com

I dyti është shkrimtari japonez i “Sweetheart Sputnik”, Haruki Murakami. Ndërsa shkrimtari ynë 78 vjeçar disa herë kandidat për çmimin Nobel, por dhe fitues i çmimit “Princi i Asturias” dhe “Man Booker International Prize” në 2005, renditet i treti.

Më pas vijnë Svetlana Aleksejeviç, prozatore dhe gazetare bjelloruse dhe Assia Djebar, e cila është autorja arabe më e rëndësishme e gjallë. Eshtë algjeriane, e lindur më 1936 dhe shkruan në frëngjisht.

Ngjitet në klasifikim shkrimtari i madh nga SHBA, Joyce Carole Oates dhe dramaturgu Jon Fosse, norvegjez, i lindur më 1959, romancier dhe gjeni i teatrit europian, i konsideruar nga kritika si Ibseni bashkëkohor. Në fund janë italianët Dacia Maraini dhe Umberto Ecco.

Lajme të ngjashme

Back to top button