fbpx

650 kosovarë ikin për çdo muaj nga Kosova

Gati 650 shtetas të Kosovës e lënë vendin për çdo muaj për të ikur për në vendet e BE-së përmes Serbisë dhe më pas Hungarisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që nga janari i këtij viti e deri në qershor, numri i azilkërkuesve të rinj nga Kosova në shtetet e Bashkimit Evropian ka arritur në 4,455 persona.

“Për fat të keq një trend në rritje është sidomos në muajt korrik, gusht që i ka shprehur shqetësimet edhe ambasadori i Hungarisë që është rritur fluksi i shkuarjes në Hungari e sidomos nga dy qytetet, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, më shumë nga komuniteti RAE, por edhe shqiptarë që deklarohen apo jo si ashkali, në mënyrë që ta kenë si alibi për të fituar azil edhe pse azili nuk fitohet më”, tha për gazetën “Zëri” ministri Bajram Rexhepi.

Krahasuar me vitin e kaluar kur numri i azilkërkuesve për në Evropë ishte 17 mijë e 756 persona, këtë vit numri është më i ulët, por sërish mbetet problem. / Zëri

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close