fbpx

Suedia nxeh Izraelin për çështjen e Palestinës

Planin e qeverisë së Suedisë për ta njohur Palestinën, Izraeli e konsideron një “veprim të sëmurë”.

Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman ka thënë se Lofven “nxitoi për të bërë deklarata”.

Ai ka thënë se Lofven “mund të gërmojë nëpër libra dhe të vërë re se Palestina nuk ka bërë progres sa duhet në dialog”.

Duke shkruar në Facebook, Lieberman ka thënë gjithashtu se do të thërrasë ambasadorin suedez për një “bisedë” në Ministrinë e Jashtme të Izraelit në Jerusalem.

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven ka theksuar para disa ditësh se Suedia do të bëjë hapa përpara dhe mund ta njohë pavarësinë e Palestinës. /albeu

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close