Teuta në kopertinën e ‘Grazzi Magazine’

Që nga përfundimi i serialit ‘Kafeneja jonë’, aktorja Teuta Krasniqi nuk është parë që të jetë e angazhuar në ndonjë projekt të ri. Mirëpo, para disa ditësh ajo ka realizuar një set të fotografive dhe njëra ndër to është paraqitur në ballinën e revistës ‘Grazzi Magazine’.

Në këtë revistë, Teuta dukej shumë bukur me flokë të zeza dhe të gjata dhe me një veshje ekstravagante. Fotografinë e paraqitjes së aktores në këtë magazinë, e ka shpërndarë edhe burri i saj, këngëtari Blero Muharremi. Ai ndër të tjera ka marrë shumë komente pozitive nga fansat për pozimin e gruas së tij./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button