Grabisin çanta para kafenesë në Shkup

 

Mbrëmë rreth orës 23 e 15 në rrugën Kazanxhiska në Shkup, disa persona kanë plaçkitur dy shkupjan, nga të cilët kanë vjedhur çanta me të holla.

Personit C.R. (36) i është vjedhur çanta në të cilën kishte 1.750 euro dhe Z.N.(23) kishte 1000 euro dhe 12 mijë denarë si dhe dokumente udhëtimi dhe çelësat e makinës. Të dy banorët janë nga fshati Batincë i Shkupit.

Disa persona kanë hyrë në kafenenë por disa të tjerë kanë ngelur jashtë shkaku që kanë refuzuar të paguajnë biletën e hyrjes. Duke dalë nga kafeneja ata sulmuan fizikisht dy personat dhe iu vodhën çantat e më pas u larguan në drejtim të panjohur.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button