Georgievski, për ndërtimin e hotelit: Është hera e parë që fitoj në një ankand të qeverisë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Ljubço Georgievski në një deklaratë për gazetën “Slloboden Peçat”, pohon se kompania e tij do të ndërtojë njërin prej dy hoteleve në stilin barok pranë Kalasë së Shkupit.

“Kompania  ime  punon prej 10 vitesh, ka 45 të punësuar dhe se është hera e parë që fitojë një ankand nga Qeveria. Afati i ndërtimit është për 10 vitet e ardhshme dhe se deri atëherë ndoshta do të ndryshojë edhe politikë dhe shpresojë që hoteli të ndërtohet në stilin modern. U garantoj se edhe stili barok nuk do të jetë prej stiropori dhe gipsi, por do të jetë barok original”, tha Georgievski. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button