Të punësuarit në sektorin e financave me paga më të larta në Maqedoni

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, sektorët nga financat, energjetika, informatika, veprimtaria shkencore dhe patundshmëritë janë  sektorët me pagat më të larta në Maqedoni. Paga mesatare shkon nga 25 mijë deri në 39 mijë denarë. Gjatë muajt qershor, mesatarja e pagave në sektorin e  financave dhe të energjetikës ka qenë 39 mijë denarë.

Në sektorin e informatikës, paga mesatare në qershor 2014 ka qenë 33 mijë denarë, te veprimtaritë shkencore 27 mijë denarë dhe te patundshmëritë 25 mijë denarë.

Ndërkohë, analiza jep përgjigjen edhe për sektorët me pagat më të ulëta në Maqedoni.

Në këtë pikë, rezulton që veprimtaritë administrative, hoteleria, bujqësia, industria përpunuese, arti dhe ndërtimtaria janë sektorët me paga “të mjera” mesatarja e të cilave nuk kalon vlerën 19 mijë denarë, sipas të dhënave për muajin qershor.

Konkretisht, te sektori i veprimtarive administrative paga mesatare në muajin qershor është në vlerë 14 mijë denarë.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button