Gjendja e komunikacionit në rrugët e vendit

Në rrugën rajonale Probishtip-Kratovë për shkak të rrëshqitjes së dheut, në hyrje të Kratovës, është ndaluar lëvizja e autobusëve dhe mjeteve ngarkuese me peshë mbi 7,5 ton.

Edhe në rrugën P2433 Radovish – Konçe ka pasur rrëshqitje të dheut me ç’rast qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm në një lentë rrugore, kurse për automjetet bartëse të rënda, lëvizja në këtë rrugë është ndaluar.

Ndërkaq qarkullimi në rrugët e tjera të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa dhe në rrugë të thata.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button