Për një javë dënohen 1.133 vozitës dhe këmbësorë në qytetin e Shkupit

Gjithsejtë 1.133 vozitës dhe këmbësorë janë dënuar gjatë javës së kaluar në rajonin e qytetit të Shkupit për shkak të thyerjes së rregullave të komunikacionit. Nga shërbimet e merimangës janë bartur 344 vetura të parkuara në vendet e palejuara.

Në 41 vozitës është vërtetuar se kanë vozitur nën ndikimin e  alkoolit, 82 veta janë dënuar për shkak të skadimit të afatit të regjistrimit të veturës. Pa leje vozitje janë dënuar 51 vozitës, në 23 vet janë konstatuar të shkeljeve të rregullave duke kaluar semaforin në të kuqe, 70 veta kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se sa normat e lejuara, 39 dënime ka pasur për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurisë, 33 janë dënuar për shkak të parkimeve në zonat e palejuara të cilët janë të rezervuara për këmbësorët dhe stacionet e autobusëve, këto janë të dhënat e prezantuara nga MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button