Në vend të debateve, nxehet salla e fitnesit në Parlament

Pesëmbëdhjetë deputet janë të rregullt në sallën e fitnesit  në Parlament, shkruan Veçer e cila po ashtu publikoi fotografi të atyre që ushtrojnë.

Nënkryetari i Parlamentit, Antonio Milloshoski i cili kohë më parë në faqen e tij në rrjetin social facebook postoi fotografi të tij në sallë në të cilën kishte shënuar “3 kilometra për 18 minuta”, është më i rregullti në ushtrimoren e Parlamentit.

Në sallë shkojnë edhe Ilija Dimovski, Kristo Mukoski si dhe deputetet Ane Lashkoska, Liljana Kuzmanovska dhe Liljana Zaturovska.

“Sallën e fitnesit më së shumti e përdorim në pauzën e drekës, prej 14 deri në orën 15, dhe në vend se të hamë në restorantin e Parlamentit, ne hamë nga një biskotë apo kroasan dhe më pas hymë në sallë. Pas kësaj jemi të gatshëm për pjesën e dytë të seancës, në të cilën jemi më të freskuar, energjetik, më efikas në diskutime”, tha Milloshovski.

Pas treningut të lodhshëm , deputetët freskohen me ujë. E shohim se si sillen ligjet në Parlament, pa u lodhur fare, prandaj  është e mirë kjo ideja e fitnesit e cila në të vërtet fut në punë dhe lodh deputetët.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button